Kuzhina e Sarandës

Kuzhina tradicionale e Sarandës, edhe pse ka ndryshuar me ndërhyrjen e kuzhinës greke, turke dhe italiane, ka karakteristikat dhe veçantinë e saj. Ndër gatimet më tipike janë: kukureci, paçja me vezë, byrekët, mishi i qengjit i pjekur etj. Njëkohësisht përveç gatimeve me bazë mishi, shumë të njohura janë gatimet me bazë peshku, ku përmendim peshkun e zgarës, qefulli dhe levrekun. Pija më karakteristike e Sarandës, sikundër në gjithë vendin, është rakia.

Kukureci

Në do të shijosh kukurec rend drejt Delvinës, ku dhe sot, ky lloj gatimi serviret apo konsumohet në rrugë. Veçohet si mjeshtër i tij senicioti Koço Jorgji, kasap i njohur i zonës.

Veçse të vjen keq që, kur sheh që në kuadër të vrullit turistik të viteve të fundit, kukureci i Delvinës nuk është futur në “axhenda turistike”. Do ishte një ndër tërheqjet e sezonit.

Kukureci

Peshku në furrë

Hapi i parë i këtij udhërrëfyesi është përzgjedhja e peshkut që ju pëlqen.

Pasi ta keni pastruar mirë me ujë të rrjedhshëm dhe ta keni tharë ndizeni furrën dhe bëni gati tavën.

Lyejeni peshkun në të dyja anët me vaj ulliri dhe me anë të një furçe të vogël lyejeni edhe në brendësi.

Prisni gjysmën e një limoni në feta.

Grijeni hudhrën hollë dhe futeni  bashkë me limonin në brendësi të peshkut.

Sigurohuni që hudhrën dhe limoni t’i fusni sa më thellë në brendësi të peshkut.

Më pas, sipërfaqen e tij spërkateni me kripë të trashë, piper të zi dhe hudhër pluhur.

Shtoni erëzat tuaja të preferuara dhe futeni në furrë.

Piqeni peshkun në furrë për 18-20 minuta.

Koha e pjekjes varet nga madhësia dhe lloji i peshkut.

Peshku në furrë

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started