Syri i Kaltër

Një nga perlat e natyrës shqiptare, tepër e lakmuar prej vizitorëve që rendin nëpër Shqipëri është edhe “Syri i Kaltër”. Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet pranë rrugës midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Është një luginë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër del një ujë i kristaltë. Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit dhe hijes së pemëve. Eshtė burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë.

Syri i Kaltër është shpallur monument natyre. Forma e tij ështė ovale e ngjashme me formën e një syri, shpërthen nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash.Bukuria e kërkuar nga shumë vizitorë, gjendet pikërisht aty buzë rrugës nacionale Sarandë-Delvinë-Gjirokastër. Nëse udhëtimi ndjek të kundërtën e rrjedhës së Bistricës, arrin në burimin e Syrit të Kaltër, aty ku gjelbërimi shkrihet në ujërat që rrjedhin.Këtu vizitorët e huaj ndalen, fotografojnë, shijojnë ujin e burimeve që rrjedhin, si dhe gatimet në dy lokalet turistike.

Madje mund të zgjedhin të zgjohen aty, në shtëpizat e drunjta hotelerike. Klima e veçantë dhe afërsia me Sarandën dhe detin Jon, Delvinën e pasur dhe pak më tej Muzinës, me Gjirokastrën, e bën të kërkuar burimin me prurjen nga nëntoka. Një habitat i pasur zogjsh e insektesh, rendin mbi petalet e luleve, ndalen në gjethet e rrepeve dhe vazhdojnë vallen marramendëse në ajër. Autobuzat me vizitorë parkohen në hyrje të parkut dhe mysafirët përhapen në shtigjet e gjelbërta, drejt burimit magjik, bashkë me gurgullimën e ujërave që shprishin qetësinë, me zërat e syri3njerëzve dhe në pasthirrma habie në gjuhë të ndryshme, ku fitojnë më së shumti fjalët mister dhe magjepës.

“Syri i kaltër” është burimi më i madh dhe më i bukur i Shqipërisë, që gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij arrin deri në 45 metra. Ai është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Burimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra. Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.

Syri i Kaltër me gjithçka përreth tij është tamam një tempull natyror që i kushtohet misterit të jetës, luftës së njeriut për të mbijetuar në natyrë dhe njëherësh pandashmërinë e tij prej saj. Një tempull ku në vend të kolonave prej guri, rreth altarit (syrit), ngrihen rrepet e lartë qindravjeçare që e marrin fuqinë nga uji. Gjithçka aty përreth të imponohet me forcën e asaj që shpesh e quajmë “e shenjta” e cila herë shfaqet me nuanca magjike, herë me misterin dhe frikën që të ngjall, herë me respektin dhe madhështinë, por gjithmonë me forcën për t’i qëndruar pranë.

Syri i Kaltër

Një nga destinacionet më të bukura natyrore që ka vendi ynë, padiskutim është “Syri i Kaltër”. I konsideruar si një nga perlat e natyrës shqiptare, “Syri i Kaltër”, është tepër i lakmuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, sidomos këta të fundit.Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet pranë rrugës midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Një tabelë udhëzuese të drejton për nga Syri i Kaltër. Një ndalesë e vogël për të hyrë në parkun që administrohet nga ndërrmarrja pyjore Delvinë, në një rrugë gjarpëruese, paralel me basenin e madh të burimit. Gjithë uji i ëmbël i burimit rrethohet nga një bimësi e shumëllojshme. Kënga e zogjve, aromat e gjelbërimit dhe fëshfërima e rrepeve mbetet grishëse. Këtu vizitorët e huaj ndalen, fotografojnë, shijojnë ujin e burimeve që rrjedhin, si dhe gatimet në dy lokalet turistike.Është një luginë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër del një ujë i kristaltë. Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit dhe hijes së pemëve. Eshtė burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë.

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started