Pak traditë dhe kulturë

Trashëgimia kulturore në rrethin e Sarandës përbën një nga thesaret më të rëndësishme të të historisë dhe artit, jo vetëm për rajonin më jugor të vendit por edhe për Shqipërinë.Veshjet popullore, pjesë e traditës së Sarandës janë të larmishme tek çamët dhe labët. Të veçantat e Sarandës në traditën e veshjes dhe objekteve të tjera të kulturës popullore mund t’i gjeni duke vizituar Muzeun Etnografik, i cili ndodhet në një banesë romake që duhet të jetë e shekullit të II-të pas Krishtit dhe më pas një kolonadë për të cilën studiuesit mendojnë se duhet të jetë shumë më e hershme se banesa. Në krah të kolonadës gjendet monumenti më i rëndësishëm i Butrintit, teatrin antik. I ndërtuar në shekullin e IV paraerës sonë sot ky teatër është në gjendje shumë të mirë. Në skenën e tij luhen gjatë stinës së verës shumë shfaqje. Aktiviteti më i njohur është Festivali Ballkanik i Teatrove që organizohet për çdo vit, në muajin korrik, ku marin pjesë mjaft trupa teatrore nga vendet e ballkanit dhe ato evropiane.

Në muret e teatrit gjenden shumë mbishkrime në latinisht. Kryesisht janë vendime për lirimin e skllevërve. Teatri i Butrintit mban afër 2 mijë spektatorë. Përveç vlerave arkeologjike, Butrinti ofron një kompleks të tërë natyror dhe gjeosistem të veçantë. Qyteti antik ndodhet mes një gjelbërimi natyral, buzë liqenit karakteristik, vetëm 3 km larg detit, me të cilin lidhet nëpërmjet kanalit t ë Vivarit. Sa i përket këngës, tipike është polifonia, e cila praktikohet më tepër tek labët dhe tek çamët si dhe këngët e luajtura me saze, veçanërisht më të përhapura në zonën e Delvinës.

Muzeu Arkeologjik

Motivet, ngjyrat dhe teknika e punimit janë të njëjta me mozaikun e dyshemesë së dhomës me menorah. Të dy dyshemetë, duhet të jenë realizuar në të njëjtën kohë. Në ndërtimet-ambiente që i përkasin fazave më të hershme se sa ndërtimi i bazilikës, hyn dhe rezervuari i ujit, i shënuar B në plan, i cili është i futur pjesërisht në tokë dhe duhet të jetë bashkëkohor ose me krijimin e mozaikut të fazës së dytë ose me atë të fazës së tretë. Mesa duket bëhet fjalë për rezervuar ritual, mikva’ot, të fesë hebraike.

Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një shpërthim i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije.

Veshjet e sarandiotëve

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started